
Me një hapësirë prej 20,000 m², nga të cilat 7,200 m² janë të dedikuara për prodhimin modern, Kamila Chocolate ofron një gamë të gjerë produktesh: çokollata, biskota, karamele dhe toffee. Të gjitha këto prodhime realizohen duke respektuar standardet më të larta të cilësisë dhe sigurisë ushqimore, të certifikuara me ISO dhe HACCP. Ky përkushtim ka bërë që produktet të jenë të pranueshme për tregjet më kërkuese në Evropë dhe botë.