
Kamila Chocolate sot eksporton në mbi 35 shtete në katër kontinente: Lindjen e Mesme, Afrikë, Amerikën e Jugut dhe Evropë. Kjo shpërndarje e gjerë është dëshmi e besimit që konsumatorët ndërkombëtarë kanë tek cilësia dhe shija unike e produkteve të saj. Çokollatat dhe ëmbëlsirat e prodhuara në Kosovë tashmë kanë fituar një vend të merituar në raftet e tregjeve ndërkombëtare, duke e bërë Kamila Chocolate një ambasador të denjë të industrisë vendore.