Një histori suksesi nga Kosova drejt botës

Që nga themelimi i saj në vitin 2008, Kamila Chocolate ka arritur të kthehet në një nga kompanitë më të suksesshme të industrisë së ëmbëlsirave në Kosovë dhe rajon. Me një fabrikë moderne prej 20,000 m² dhe linja prodhimi të avancuara, kompania sot eksporton produktet e saj në mbi 35 shtete, duke përfshirë tregjet e Lindjes së Mesme, Afrikës, Amerikës së Jugut dhe Evropës.

Produktet e Kamilës – çokollata, biskota, karamele dhe toffee – janë vlerësuar jo vetëm për shijen unike, por edhe për standardet e larta të cilësisë, të certifikuara me ISO dhe HACCP, duke u bërë kështu ambasador i shijes kosovare në botë.

Kompania është bërë gjithashtu destinacion për vizitorë të shumtë, si nga vendi ashtu edhe nga jashtë. Fabrika e saj në Kosovë ka pritur delegacione, përfaqësues biznesesh dhe institucione ndërkombëtare, të cilët janë njohur nga afër me procesin modern të prodhimit dhe angazhimin për inovacion.

“Interesimi i vizitorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë është dëshmi se Kamila Chocolate jo vetëm që ka ndërtuar një brand të fortë, por është shndërruar në një histori frymëzuese suksesi për industrinë kosovare”, thuhet nga drejtuesit e kompanisë.

Me një vizion për të zgjeruar edhe më tej eksportet dhe për të sjellë shije të reja inovative, Kamila Chocolate mbetet një shembull i gjallë se si një kompani vendore mund të garojë denjësisht në tregun global.

Tags:
Share